Premiera e filmit “T’PADASHTUN”

Për herë të parë në gjithë Zvicrrën, shoqata jonë organizon premierën e filmit “T’PADASHTUN” të regjisorit kosovar Edon Rizvanolli.

Filmi shtjellon dramën rrënqethëse të një familjeje refugjate nga Kosova, e cila jeton në Holandë dhe ballafaqohet me një dashuri e cila zgjon shumë plagë të së kaluarës së afërt nga lufta në Kosovë. Në rolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Jason de Ridder, Niki Verkaar, Hugo Koolschijn dhe Celia Nufaar. Si një film mjaft i suksesshëm, “T’PADASHTUN” u lansua me pritshmëri të mëdha. Madje ky film është propozimi i Kosovës për në “Oscars”, nga Qendra Kinematografike e Kosovës.


Filmi shfaqet në: 17.02.2019 11:00 – Cinemotion Rex, Péroller 5, 1700 Fribourg.

No comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *